CH-Ballkani
Grupi “Marakli t’kerreve” e bëjnë me shtëpi familjen Bajra
Lutfi Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e grupit “Marakli t’kerreve” për solidaritetin e tyre në mbështetje të njerëzve me gjendje të rëndë të banimit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e grupit të madh të rrjetit social Facebook “Marakli t’kerreve”, Valon Mehmeti, Advan Plakolli dhe Arbesian Aliu, të cilët i konfirmuan se kanë grumbulluar një shumë të konsiderueshme të të hollave për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Fatmir Bajra nga Gjilani, e cila jeton në kushte të rënda banimi.
Ata thanë se e kanë zgjedhur Gjilanin për ta orientuar këtë donacion nga besimi që kanë në kreun e kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili është shembulli më i mirë i mbështetjes së banimit social, njofton komuna e Gjilanit .
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e grupit “Marakli t’kerreve” për solidaritetin e tyre në mbështetje të njerëzve me gjendje të rëndë të banimit, derisa u zotua në mbështetje në aspektet e mbulimit të procedurave komunale.
“Ju falënderoj pafund për këtë solidaritet tuajin dhe të gjithë atyre që kanë marrë pjesë. Shtëpia e Fatmir Bajrës është shtëpia numër 48 që do të ndërtohet pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e realizuar 3 vite më parë. Unë apeloj edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në nevojë”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, në këtë donacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 persona nga “Marakli t’kerreve”, përderisa përfaqësuesit e grupit kanë bërë thirrje edhe tek të tjerët që ta mbështesin këtë iniciativë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











