CH-Ballkani
Linja energjetike, Shqipëria e Kosova të marrin masa ndaj Serbisë

Konfederata e Industrive të Shqipërisë “Konfindustria” ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e moslejimit nga ana e Serbisë të vënies në pune të linjës 400 KW të ndërlidhjes së energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë. Në një komunikatë për medie Konfindustria vlerësohet se ky veprim është duke i dhënë natyre të qartë të një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike, përcjell albinfo.ch.
“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë, lidhur me këtë çështje”, thuhet në reagim.
Shqipëria dhe Kosova importojnë nga Serbia prodhime me vlere deri 500 milionë euro në vit.
“Investimi për linjën 400 KW ka kushtuar mbi 75milionë euro të kredituara nga Banka Gjermane KFW. Mosvënia në punë jo vetëm i shkakton një dem financiar prej miliona euro në vit, rrezikon sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe pamundëson krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë”, vlerëson kjo konfederatë.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz