Ministri serb i Mbrojtës, Aleksandar Vulin ka thënë se KFOR-i ka informuar se gjatë festave të Krishtlindjeve mund të ketë incidente në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës. Sipas tij, tashmë në bazën ushtarake serbe është bërë e ditur që të kontrollohet seriozisht gjithçka dhe se duhet shmangur çdo incident të mundshëm.
“Fërkimi politik në mesin e shqiptarëve në Prishtinë dhe frika e tyre e krijimit të Gjykatës Speciale është një faktor destabilizues, por kjo duhet të jetë përgjigje për komunitetin ndërkombëtarë”, ka thënë Vulin, citon IO.
Ai tha se pavarësisht të gjithave formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm dhe se nuk pranojnë që të ekzistojë forcë tjetër e armatosur përpos KFOR-it në Kosovë.
“Ne sot nuk duhet të mendojmë vetëm për veten tonë por dhe për ata që jetojnë në Kosovë, për ata që kanë humbur njerëzit e tyre dhe nuk ua dinë varret”, ka shtuar ai.