CH-Ballkani
Edhe një javë me temperatura deri 12 gradë celsius
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe, sipas këtij Instituti, do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius
Edhe gjysma e muajit janar pritet të jetë më temperatura të qëndrueshme, madje relativisht të larta për periudhën dimërore. Siç njoftoi sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin e Kosovës edhe për tri ditët e para të javës.
“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Nga pasditja e së enjtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtojë mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu”, njifton IHMK.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe, sipas këtij Instituti, do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të IHMK-së, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













