Kosova
Bizneset private nuk do paguajnë TVSH pa e shitur mallin
Hamza tha se politikat e reja fiskale kanë hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti, ndërsa në strategjinë e politikave fiskale është edhe kalimi i TVSH-së nga kufiri në brendi
Që nga sot, bizneset private në Kosovë nuk do të paguajnë TVSH-në ende pa e shitur mallin e tyre, pasi që nga 1 janari i këtij viti ka filluar implementimi i politikave të reja fiskale. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Bedri Hamza pas një takimi që pati me përfaqësues të Asociacionit të bizneseve në Kosovë, ku u bisedua për politikat e reja fiskale dhe ndikimin e tyre të të bërit biznes.
Hamza tha se politikat e reja fiskale kanë hyrë në fuqi që nga 1 janari i këtij viti, ndërsa në strategjinë e politikave fiskale është edhe kalimi i TVSH-së nga kufiri në brendi, gjë që do të ndikojë pozitivisht për sektorin privat në vend, përcjell kp. Ai theksoi se tashmë ka mbetur që bizneset të marrin dokumentet e nevojshme në mënyrë që më pas të lirohen nga lënda bazë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se agjenda ekonomike nuk ka alternativë dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që po krijohen kushte për zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht sektorin prodhues.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











