Kosova
Për gazin lotsjellës dënohen 4 deputetët e Vetëvendosjes
Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi janë dënuar me dënime unike nga 1 vjet e 6 muaj burgim, derisa Albulena Haxhiu me 1 vjet e tre muaj dhe deputeti tjetër Faton Topalli me 1 vjet e 2 muaj burgim
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtorë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për hedhjen e gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe i ka dënuar me burgim me kusht.
Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi janë dënuar me dënime unike nga 1 vjet e 6 muaj burgim, derisa Albulena Haxhiu me 1 vjet e tre muaj dhe deputeti tjetër Faton Topalli me 1 vjet e 2 muaj burgim.
Dënimet e tyre nuk do të fuqizohen, përveç nëse të njëjtit kryejnë ndonjë vepër penale brenda periudhës dyvjeçare.
Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka thënë se vendimi ishte unanim për shpalljen e tyre fajtorë. Por, avokati i Faton Topallit, Haxhi Millaku, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Kryetari i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj dënimit të deputetëve të kësaj partie, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Ymeri ka shkruar se ky aktgjykim është akti më hipokrit që ka prodhuar ndonjë institucion vendor. “Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë përfaqësues të popullit, në emër të të cilit sot u dënuan. Aktgjykimi si i tillë është akti më hipokrit që ka prodhuar ndonjë institucion vendor deri më tani dhe si i tillë është mjeti i fundit i persekutimit të kundërshtarëve politikë”, ka shkruar Ymeri.
Për dënimin ka reaguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se është ndër dënimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











