Kosova
Mungesë perspektive për të rinjtë kosovarë
30 mijë të diplomuar dalin çdo vit në Kosovë, ndërsa numri i vendeve të reja të punës është shumë më i vogël. Shkalla e lartë e papunësisë dhe mungesa e perspektivës, i shtyjnë të rinjtë kosovarë t’i drejtojnë sytë nga Evropa, raporton “Deutche Welle”.
Vali, 24-vjeçar, i sapodiplomuar, dëshiron të vazhdojë studimet në Austri. “Arsyet janë se këtu nuk e kam gjetur veten. Nuk ka perspektivë. Nuk ka shumë hapësira. Nëse nuk ke të ‘njohshëm’ është vështirë. Atje nëse punon, atëherë ke më shumë mundësi. Kam qenë në Zvicër dhe më ka pëlqyer jeta atje. Gjithashtu e di gjuhën gjermane”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Sociologu Artan Muhaxhiri thotë se në Kosovë nuk ka vende të punës dhe nuk ka investime, prandaj shumë të rinj zgjedhin të shkojnë në perëndim.
Arditi, student i vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës dëshiron të studiojë në Evropë dhe të kthehet prapë në Kosovë.
Ai shton se Kosova ka potencial rininë, ky potencial i duhet Kosovës dhe ajo s’duhet të largohet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













