Kosova
BQK: Më 2017 remitencat shënuan rritje prej 11.1%
Mirëpo ato vazhdojnë që të shkojnë në konsum, kurse pjesa e investimeve po dedikohet në blerje shtëpish e banesash
Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti ka njoftuar se edhe në vitin 2017 remitencat kanë shënuar rritje prej 11.1%, mirëpo ato theksoi ai vazhdojnë që të shkojnë në konsum, kurse pjesa e investimeve po dedikohet në blerje shtëpish e banesash.
Andaj, Mehmeti ka kërkuar nga institucionet që të vazhdojnë reformat ekonomike, në mënyrë që t’i bindin mërgimtarët të investojnë në prodhim në Kosovë, pasi kapaciteti i tyre financiar mund të ndihmojë vendin të rritet ekonomikisht më shumë.
Në lidhje me kartonin e gjelbër, ai ka thënë për KTV-në se një problem i madh që po e ndalon arritjen e këtij objektivi, përpos problemit të mosanëtarësimit në OKB, është edhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe të pasiguruara, që po lëvizin në rrugët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











