X

Na ndiqni:

 Kosova

Ambasadorja Alma Lama: Vatikani do ta njohë Kosovën!

"Ne si shtet dhe si popull kemi raporte të shkëlqyer me Vatikanin, zyrtarët e Kosovës, janë pritur në takimet e nivelit më të lartë nga Selia e Shenjtë, mirëpo ende njohja formale nuk ka ndodhur, dhe unë shpresoj që kjo mos të zgjasë për shumë kohë", ka thënë ajo

Njohja e Kosovës nga Vatikani ka një peshë të  veçantë, përkundër faktit se shteti ku ndidhet Selia e Shenjtë e Katolicizmit është fare i vogël. Ambasadorja e Repubklikës së Kosovës në Itali, Alma Lama ka folur rreth mundësisë që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ajo ka treguar se në Parlamentin Italian kanë arritur ta kenë një Dhomë të Tregtisë e cila ka sjellë investitorë të shumtë  nga Italia  në Kosovë.

Po ashtu, Lama ka folur edhe për çështjen e Vatikanit rreth asaj se a ka mundësi ta njohë Kosovën? Sipas saj, ka shumë arsye që kjo njohje të vijë sa më shpejt. Ajo thotë se Kosova e ka ruajtur gjithnjë tolerancën fetare, me këtë rast, njohja nga Vatikani është më se e merituar.

Ambasadorja kosovare ka treguar edhe arsyen e përplasjes verbale  me ambasadorin serb në Universitetin La Sapienza në Itali në konferencën me temën “rreth luftës dhe dëmtimit të trashëgimisë kulturore në ish-Jugosllavi”.

Kjo përplasje ka ardhur pasi Lama ka vërejtur se aty po sulmohej Kosova dhe Kroacia.

E pa dyshim aty s’ka munguar reagimi i ashpër i Lamës.

“Ne si shtet dhe si popull kemi raporte të shkëlqyer me Vatikanin, zyrtarët e Kosovës, janë pritur në takimet e nivelit më të lartë nga Selia e Shenjtë, mirëpo ende njohja formale nuk ka ndodhur, dhe unë shpresoj që kjo mos të zgjasë për shumë kohë”, ka thënë ajo.

“Unë besoj se meqë jemi pjesë e një kombi që është i pari që ka përqafuar krishtërimin dhe megjithë ndryshimet dramatike përgjatë shekujve, kemi ruajtur tolerancën fetare; meqë jemi pjesë e një kombi që i ka dhënë botës dy figura të mëdha siç është Skenderbeu i cilësuar si “Atlet i Krishtit” e si mbrojtës i civilizimit përendimor nga errësira e pushtimit otoman; meqë jemi një komb që i kemi dhënë botës Nënë Terezën, përfaqësuesen më të madhe dhe më të denjë të humanizmit, e meritojmë njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Selia e Shenjtë dhe besoj se ajo do të vijë”.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë