Kosova
Gjatë vitit 2017 regjistrohen 24 vrasje
Vdekja e 17 vjeçarit Shkëlqim Pllana, djalë hasreti, sipas Policisë së Kosovës, regjistrohet si vrasja e 24 në Kosovë gjatë vitit që mbeti pas
I mituri Shkëlqim Pllana, 17 vjeç, është kosovari i fundit që vdiq pas një plage në thikë. Ai vdiq më 11 dhjetor të këtij viti pasi u godit nga një bashkëmoshatar i tij. Vdekja e Shkëlqimit,djalë hasreti, sipas Policisë së Kosovës, regjistrohet si vrasja e 24 në Kosovë gjatë vitit që mbeti pas.
“Në sistemin e bazave të të dhënave të Policisë së Kosovës numri i rasteve të vrasjeve, duke përfshi edhe numrin e vrasjeve të rënda siç njihen në kodin penal gjatë kësaj periudhe kohore nga janari deri në nëntor të këtij viti janë evidentuar gjithsej 24 raste të vrasjeve të raportuara në Polici. Kryesisht gjinia e personave të vrarë apo të përfshirë në rastet e vrasjeve janë gjinia mashkullore në numër paksa më të madh, mirëpo mund të them që diku në katër raste prej këtyre janë përfshirë edhe rastet e gjinisë femërore”, tha ai.
Nga të gjitha këto vrasje Policia e Kosovës ka arritur të zgjidh 18 raste, ndërsa 6 janë ende nën hetime, citon Kpress.
Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth 260 mijë armë ilegale janë në duart e qytetarëve të Kosovës, ndërkaq Policia nga janari deri në nëntor të këtij viti ka konfiskuar 1 mijë e 50 armë të kalibrave apo llojeve të ndryshme.
Fenomeni i vrasjeve në Kosovë mbetet shqetësues për sociologët. Ragip Fetahu thotë se janë disa arsye që një i ri kryen një vrasje të rëndë. Sipas tij në të shumtën e rasteve janë thashethemet, keqkuptimet dhe paragjykimet.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve në Kosovë ka shkuar duke rënë, pasi që vetëm një vit me parë në Kosovë kanë ndodhur 26 raste të vrasjeve, në vitin 2015 kanë qenë 27 vrasje, në vitin 2014 kanë qenë 37 vrasje dhe në vitin 2013 kanë qenë 44 raste të vrasjeve.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









