Arkitektët shqiptarë në Zvicër
Vëllezërit arkitektë që ‘bashkuan’ Ballkanin dhe Zvicrën
Vëllezërit Sadiku nga Bujanoci me punën e tyre të zellshme kanë bërë që të jenë shumë të njohur në Zvicër e Ballkan, si dhe të shumëkërkuar
Shumë shqiptarë punojnë jashtë vendit me përkushtim të madh dhe janë shumë të zellshëm. Ata po lënë gjurmë dhe janë shumë të kërkuar në punët që punojnë. Edhe vëllezërit Sadiku, tashmë janë të njohur dhe të shumëkërkuar. Të dy janë arkitektë dhe të dy shumë të dalluar në punët e tyre. Ata veprojnë në dy firma, “G+A Architects” në Prishtinë dhe “Harcu gmbh” në Argau të Zvicrës. Dyshja Sadiku vepron në fushën e arkitekturës, prej vitit 2001. Projektet e tyre në bashkautorësi shtrihen në disa nga vendet e Ballkanit, si dhe Zvicër, sidomos pas vitit 2010.
Ata kanë lindur në Bujanoc. Arbri ka studiuar në Tiranë dhe Beograd, ndërsa Gëzimi shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Bujanoc, kurse më pas e ka vazhduar edukimin për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, me diplomë “Studentë i dalluar” për arritje të jashtëzakonshme gjatë studimeve.
Arbri, në një intervistë për albinfo.ch flet për dallimet ndërmjet arkitekturës zvicerane dhe asaj në Kosovë, sa i kushtojnë rëndësi shqiptarët arkitekturës, të veçantat e kësaj pune, si dhe synimet për të ardhmen.
Bashkëpunimi ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës
Ai thotë se gjithnjë e më shumë firma zvicerane po punojnë në Kosovë. “Është një trend në rritje që kompanitë zvicerane projektuese gjithnjë e më shumë krijojnë marrëdhënie me studio projektuese ballkanike me qëllim të bashkëpunimit sidomos në fazën e përpunimit të projekteve në fazën e projekteve ekzekutuese. Kjo para së gjithash vjen si leverdi ekonomike e studiove zvicerane, duke ditur dallimin në honoraret e arkitekturës në mes Zvicrës dhe vendeve ballkanike. Në këtë kuptim sot ka shumë kompani nga regjioni, përfshirë edhe nga Kosova, që kanë konsoliduar një bashkëpunim të tillë me studiot zvicerane”, shprehet Arbër Sadiku.
Por, sa i kushtojnë rëndësi shqiptarët arkitekturës? “Mendoj se ambienti që na rrethon i jep përgjigje më së miri kësaj pyetjeje. Arkitekti, akoma shihet më shumë si një person i obligueshëm për të përmbushur disa obligime ligjore, se sa një vlerë e shtuar në investim për t’i shtuar kualitet dhe vlerë shtesë investimit pa praninë e të cilit ato nuk do të ishte e mundur të arriheshin. Pra, ai më shumë shihet si një barrë se sa një ndihmesë, gjersa do të duhej të ishte e kundërta”.
Të veçantat e këtij profesioni
Si çdo profesion tjetër edhe arkitektura ka të veçantat e saj. “Arkitektura, është një lëm shumëdimensional. Ajo mbi të gjitha ka të bëjë me formësimin e hapësirës ku do të zhvillohen marrëdhëniet jetësore. Si e tillë, obligon që personi që merret me të të njohë këto marrëdhënie. Për këtë arsye, arkitekti nuk mjafton të jetë i zoti vetëm në kuptimin teknik dhe atë artistik, por mbi të gjitha në aspektin social, psikologjik dhe filozofik”, thekson tutje ai, duke folur edhe për synimet për të ardhmen. “Duke parë arkitekturën si shërbim në drejtim të përmirësimit të cilësisë jetësore, synim i ynë i përhershëm është dhe do të jetë dhënia e këtij shërbimi në mënyrë sa më cilësore”, thekson Arbri.
Ai bën edhe një krahasim ndërmjet infrastrukturës zvicerane dhe asaj kosovare, sa u përket ndërtesave, shtëpive, banesave. “Në Kosovë, para se të flasim për mungesën e infrastrukturës fizike, duhet të flasim për mungesën e infrastrukturës ligjore dhe profesionale. Kjo e dyta ndikon drejtpërsëdrejti në të parën. Ne kemi nevojë për të fuqizuar institucionalisht pozitën e arkitektit në shoqëri në proceset vendimmarrëse që kanë të bëjnë me zhvillimin e hapësirës. Kjo bëhet e mundur përmes hartimit dhe aprovimit të ligjeve dhe rregulloreve mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e arkitektit. Infrastruktura fizike pastaj do të vinte vetëm si rezultat i implementimit të këtyre rregullave dhe përgjegjësive”, përfundoi Arbër Sadiku për albinfo.ch.
Firmat, në Kosovë dhe në Zvicër
Të dy janë arkitektë dhe të dy shumë të dalluar në punët e tyre. Ata veprojnë në dy firma, “G+A Architects” në Prishtinë dhe “Harcu gmbh” në Argau të Zvicrës.
Nga viti 2001
Dyshja Sadiku vepron në fushën e arkitekturës prej vitit 2001. Projektet e tyre në bashkautorësi shtrihen në disa nga vendet e Ballkanit, si dhe Zvicër, sidomos pas vitit 2010.
Studimet, në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd
Ata kanë lindur në Bujanoc. Arbri ka studiuar në Tiranë dhe Beograd, ndërsa Gëzimi shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Bujanoc, kurse më e pas e ka vazhduar edukimin për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte