Kosova
Deficiti tregtar kalon mbi 2 miliardë €, prodhuesit kërkojnë ndihmë nga Qeveria
Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të ndërmerre masa shtesë për përmirësimin e kushteve të prodhimit në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndikohet të rritet prodhimit, thotë Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës nga muaji janar deri në tetor, tregojnë se deficitit tregtar i mallrave është rritur për 6.9 për qind, duke arritur nivelin prej 2.17 miliardë euro. Ky deficit i lartë tregtar vazhdon të përbëjë një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.
Eksporti i mallrave gjatë kësaj periudhe, sipas këtyre të dhënave, ka shënuar rritje vjetore prej 25.8 për qind dhe ka arritur vlerën prej 318.4 milionë euro, përderisa importi i mallrave është rritur për 9.0 për qind dhe ka arritur vlerën prej rreth 2.5 miliardë euro, transmeton REL.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se Kosova po e mbyll një vit pa ndonjë përmirësim të theksuar në sektorin e tregtisë së jashtme.
“AKB ka vlerësuar vitin 2017 si vit të kthesave politike, por jo atyre ekonomike, pikërisht për shkak se në këtë vit deficiti tregtar mbeti ende i lartë edhe atë 88 për qind në favor të importit. Kanë munguar politika fiskale dhe ato ekonomike që avancojnë pozitën e biznesit dhe aktiviteteve ekonomike”, thotë Shahini.
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht ishin deklaruar se janë duke krijuar politika fiskale në favor të bizneseve prodhuese. Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, bizneset prodhuese nga 1 janari i viti 2018 do të lirohen nga tatimi doganor për lëndën e parë, gjysmë produktin, linjat e prodhimit si dhe nga pajisjet e teknologjisë informative.
Po ashtu, bizneset janë njoftuar nga Ministria e Financave se përveç këtyre lehtësirave, që do të kenë bizneset vendore në vitin 2018, po ashtu nuk do të ketë asnjë tatim të ri si dhe nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha i kishte vlerësuar këtë masa mjaft efektive për rritjen e prodhimit vendor.
“Ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të ndërmerre masa shtesë për përmirësimin e kushteve të prodhimit në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndikohet të rritet prodhimit, nuk po them të përmirësohet cilësia, pasi që kanë cilësi të mjaftueshme për të depërtuar në treg, por problemi është te kostoja e larta që ndikon nga të bërit biznes”, thotë Panxha.
Strategjia e orientuar drejt rritjes së eksportit thuhet nga përfaqësues të bizneseve se duhet të konsiderohet nga autoritetet kompetente si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Këto ngarkesa dhe taksa të cilat do të hiqen në vitin 2018, jep shpresë së vitin e ardhshëm do ta përmbyllim më mirë sa i përket tregtisë së jashtme. Sidoqoftë, në Kosovë mungon një strategji e cila e nxjerr vendin nga varfëria dhe avancon zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria duhet të bëjë reforma të cilat i sjellin vendit zhvillim, punësim , prodhim edhe eksport”, thotë Shahini i AKB-së.
Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike. Ndërsa Serbisë mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës.
Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti, Serbia ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej mbi 300 milionë euro, derisa, eksportet e Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë arrijnë vlerën e jo më shumë se 35 milionë euro. Importi i madh i produkteve ishte vlerësuar si mjaft shqetësuese nga ekspertë të fushës, pasi që siç thonë ata, po shkakton largimin e parasë së gatshme nga tregu i Kosovës.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









