Kosova
Sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për tre muaj?
Në TM3 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.9 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2017).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2017 ishte 510.5 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 74% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.9 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (31%), formimi i kapitalit bruto (27%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











