Kosova
Paralajmërimi i Doganës për veturat e vjetra
Dogana e Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një njoftim me interes rreth rregullave të reja për automjetet, që kanë zgjuar shumë kërshëri në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Nga data 1 janar 2018 të gjitha veturat e kategorisë M1 më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit euro 4 nuk mund të zhdoganohen në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Kjo nënkupton se të gjitha automjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë në këtë periudhë të vitit 2008 dhe i plotësojnë kushtet për lirimin e gazrave sipas standardit të përcaktuar me EURO 4 mund të importohen në Kosovë. I vetmi institucion në Kosovë i cili ka mundësi për përcaktimin e nivelet të lirimit të gazrave është institucioni i autorizuar për homologim ‘Eurolab’”, thuhet më tutje në njoftim.
Kjo ndalesë nuk zbatohet në importin e:
- Mjeteve motorike për transport të mallrave
- Automjeteve të importuara në procedurë Importit të Përkohshëm (IM5),
- Automjeteve për shfrytëzim nga misionet diplomatike (ligji nr. 03/l-033), dhe
- Automjetet me vlerë muzeore (old timer).
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










