Kosova
Ambasadori për ish-pjesëtarin e UÇK-së: Nder të takoja këtë trim të jashtëzakonshëm
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot është takuar me Dervish Gashin, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe njëri prej personave që shpëtoi jetë gjatë sulmit terrorist që kishte ndodhur gjatë këtij viti në Londër, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori britanik përmes një statusi në Facebook, ka thënë se takimi me Gashin ishte nder për të, dhe se ai dhe e gjithë Britania do t’i jenë mirënjohës gjithnjë.
“Nderi më i madh i mandatit tim, që sot e takova Dervish Gashin. Ky trim i jashtëzakonshëm, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka rrezikuar jetën e tij duke shpëtuar jetën e shumë të tjerëve gjatë një sulmi terrorist në Borough Market në Londër. Kjo është trimëri e vërtetë. Britania, edhe unë personalisht, do të mbetemi gjithmonë mirënjohës për veprat e tij. Ai është shembull për të gjithë”, shkruan ambasadori britanik.
Sulmet kanë ndodhur brenda një nate në Borough Market, London Bridge dhe në zonën Vauxall ku mbetën disa persona të vdekur e të lënduar. Përgjegjësinë e kishte marrë ISIS.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










