Kosova
Me dekret të presidentit Thaçi lirohen të dënuarit në rastin e “Hamëz Hajrës”
Me dekretin e faljes, Presidenti Thaçi i amnistoi katër të dënuar për vrasje të rëndë, Arben Kiçinën, Arsim Ramadanin, Burim Ramadanin dhe serbin Marko Shabiq
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerr sot një dekret me të cilën ua ka falur pjesën mbetur të burgut Arben Kiçinës, Arsim Ramadanit, Burim Ramadanit dhe serbit Marko Shabiç. Tre të parët ishin dënuar për njërën nga vrasjet që kishte bërë bujë në Kosovën e pas luftës, pesë anëtarët e familjes Hajra.
Dekreti i presidentit është marrë në mbështetje të Nenit 84 (pikat 4 dhe 29) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. Dekreti, sipas njoftimit, ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga presidenti.
Avokati mbrojtës i Burim Ramadanit, Gazmend Halilaj e ka mirëpritur lirimin e klientit të tij përmes faljes së presidentit Hashim Thaçi, por ai vlerëson se bazuar në prova, Burimi do të duhej shpallur i pafajshëm dhe shteti t’i kërkonte falje atij dhe familjes së tij.
“Të nderuar miq. Sot u lirua nga burgu klienti im Burim Ramadanaj. I njëjti u lirua nga vendimi i presidentit Hashim Thaçi. Dëshira ime dhe e klientit tim ka qenë, një gjykim i drejtë me të cilin bazuar në prova dhe fakte. Ramadanaj të shpallet i pafajshëm dhe shteti t’i kërkojë falje atij dhe familjes së tij”, ka shkruar ai.
Ndryshe, vëllezërit Burim e Arsim Ramadani dhe Arben e Blerim Kiçina ishin dënuar me 100 vjet burgim për vrasjen e Hamëz Hajrës në vitin 2001 dhe katër anëtarëve të familjes së tij. Ata janë ngarkuar me veprën e vrasjes së rëndë.
Më 20 gusht 2001 është vrarë Hamëz Hajra, gruaja e tij Miradija, djali Xhevdeti dhe vajzat e tij Mimoza dhe Adelina ndërmjet fshatrave Baicë dhe Tërstenik të Drenasit teksa po ktheheshin nga një dasmë për në shtëpinë e tyre në Drenas. Posa vetura po kalonte mbi një urë të vjetër prej druri, e mbijetuara e vetme Pranvera, vajza e Hamëz Hajrës, kishte dëgjuar një zë duke thirrur në shqip: ndal, për të pasuar disa breshëri armësh mbi veturë.
Të gjithë kishin vdekur si pasojë e plagëve, përpos Pranverës. Për këtë vrasje janë dënuar të liruarit sot me dekret të presidentit, pasi kishin mbajtur më shumë se 15 vjet burg secili prej tyre.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











