Kosova
Një sukses i madh i mjekëve kosovarë, operojnë aortën e zemrës (Video)
Ky operacion është realizuar për herë të parë në institucionet publike dhe me një sukses të madh, thonë drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik në Kosovë
Pavarësisht kushteve jo të mira teknike, mjekët kosovarë për çdo dit po e profesionalizojnë punën e tyre duke lënë gjurmë në shkencë. Ata sot në Kardiologji realizuan për herë të parë operimin e aortës pa ndihmën e mjekëve të huaj. Këtë operacion personeli mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e vlerëson si sukses të madh.
Pacientja 68-vjeçare nga Prishtina, thuhet se është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në klinikë. Pas Intervenimit të parë të mjekëve të klinikës së Kardiokirurgjisë, realizohet diagnostikimi urgjent. Me këtë diagnostikim konstatohet një nga gjendjet më vdekjeprurëse në urgjencat e sistemit kardiovaskular, çarja e aortës (çarje e murit të aortës).
Kjo gjendje shkakton vdekjen në 90 për qind të rasteve pa operim, kurse vdekshmëria me operim është deri 75 për qind.
Ky operacion është realizuar për herë të parë në institucionet publike dhe me një sukses të madh, thonë drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik në Kosovë.
Operimin e realizoji profesor Adem Grbolar me ekipin kujdestar, Arber Kutllovci e Shkelzen Muriqi. Pacientja, ndërkaq është plotësisht stabile, transmeton rtk.
“Me këtë po dëshmohet edhe një herë se Shërbimi i Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë është i gatshëm të përballet me gjendjet më problematike të patologjisë së sistemit kardiovaskular, dhe se nuk ka nevojë për trajtim jashtë institucioneve publike, sa i përket këtyre shërbimeve. Të përkujtojmë se një operim i tillë mund të kushtojë deri 25.000 euro në institucionet private por në QKUK, ky operim bëhet pa pagesë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










