Kosova
Një libër në superlativ për Hashim Thaçin ngjallë debate në Kosovë
Libri me 320 faqe botohet nga “Biteback Publishing” dhe pritet të dalë në shitje më 16 janar, ndërsa thuhet se nxjerr Hashim Thaçi njeriun kyç të luftës së fundit
Një libër që është shkruar nga dy gazetarë britanikë për presidentin e Kosovës dhe njëherësh ish drejtorin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, Hashim Thaçin ka ngjallur reagime në Kosovë e rajon. Debati për këtë libër e kanë detyruar edhe Presidencën kosovare që ta mohojë se ka sponsoruar librin biografik për Thaçin.
Libri mban titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” dhe është shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Roger Boyes është gazetar britanik dhe redaktor diplomatik i gazetës “Times”, i cili ka eksperiencë në shkrimin e biografive politike, ndërsa Suzy Jagger është zëvendësredaktore në të njëjtën gazetë, shkruan RTK.
Libri me 320 faqe botohet nga “Biteback Publishing” dhe pritet të dalë në shitje më 16 janar, ndërsa thuhet se nxjerr Hashim Thaçi njeriun kyç të luftës së fundit.
Presidenti, siç thuhet, i rrezikuar edhe vetë nga Gjykata Speciale, deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndryshuar mendim sa i përket kësaj lëvizjeje, të cilën e cilëson një padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe UÇK-së. Ai vetë e pranoi formimin e Gjykatës Speciale para dy vitesh, por tani thotë se kjo ka ardhur si pasojë e detyrimit të bashkësisë ndërkombëtare për marrjen e masave drastike ndaj vendit.
Për Presidentin, nisma e deputetëve që kërkojnë shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale nuk është kërkesë për të sfiduar gjykatën, por një alternativë, sikurse ka ndodhur edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë si Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Thaçi shtoi sidoqoftë se për çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta përmbushë detyrimin e tij dhe do të firmosë, raportojnë mes tjerash mediat.
Edhe sot, Hashim Thaçi tha se Gjykata ishte imponim i cili tërthorazi do t’i shpaguhet Kosovës me integrim, avancim, njohje dhe fuqizim ndërkombëtar. Ai tha se Kosova kreu detyrën e vet, por jo edhe bashkësia ndërkombëtare. Prandaj Thaçi tha se ideja e ligjvënësve kosovarë për ta zhbërë Gjykatën Speciale është demokratike.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












