Kosova
Italia dëbon kaçanikasin e akuzuar për terrorizëm islamik
Kosovari 28 vjeçar nga fundi i vitit 2014 deri në fillim të atij 2015 ka qenë pjesëtar i një organizate xhihadiste në Siri. Veç kësaj, ai ka mbështetur aktivitetet e organizatës “Rinia Islame Kaçanik”
Një shtetas kosovar i moshës 28 vjeçare me qëndrim në Tirolin Jugor (Itali), është dëbuar nga Italia. Ai ngarkohet se mbante lidhje të ngushta me organizatat terroriste islamike në Siri dhe Irak si dhe se ka luftuar për ISIS-in.
Dëbimi i tij është realizuar me urdhëresën e ministrit të brendshëm, Marco Minniti, shkruan stol.it.
Kosovari 28 vjeçar nga fundi i vitit 2014 deri në fillim të atij 2015 ka qenë pjesëtar i një organizate xhihadiste në Siri. Veç kësaj, ai ka mbështetur aktivitetet e organizatës “Rinia Islame Kaçanik”, njofton Agjecia Italiane e Lajmeve, Ansa.
Sipas hetimeve të organizatës italiane kundër terrorizmit dhe policisë, personi i përmendur ka qenë në kontakt të përhershëm me ekstremistët në Siri dhe në Irak, transmeton albinfo.ch.
Kosovari është transportuar fillimisht në Milano, prej aeroportit të së cilës është dëbuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











