Kosova
Mërgimtarëve nuk iu lejua adoptimi i një fëmije, konsiderohen ‘të huaj”
Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes po i trajton si të huaj bashkatdhetarët dhe po i shtynë që të kryejnë procedurat e adoptimit si për ndërkombëtarët.
Dy mërgimtarë, burrë e grua me origjinë nga Kosova që jetojnë jashtë vendit, kanë shprehur gatishmëri që ta adoptojnë një fëmijë nga vendlindja e tyre. Por, Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes po i trajton si të huaj dhe po i shtyn që të kryejnë procedurat e adoptimit si për ndërkombëtarët.
Departamenti për Politika Sociale dhe të Familjes (DPSF) pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë e ka vlerësuar këtë çift si “ndërkombëtar”, përkundër faktit se janë qytetarë të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ankesa e siguruar nga Express, të cilën Zeqir Maliqi e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, i cili punon në Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Vitisë. Ai kërkon nga Gjykata që ta pengojë Departamentin për Politika Sociale dhe të Familjes që shtetasit vendorë të trajtohen si ndërkombëtarë vetëm pse janë jashtë vendit me punë.
“Aty, një çift bashkëshortor, shtetas të Kosovës që punojnë në Itali, aplikoi për adoptimin (birësimin) e një fëmije. Kërkesa e tyre për adoptimin e fëmijës ishte bërë me dokumentacion të lëshuar nga Republika e Kosovës. Më 6 prill 2017, kolegji DPSF iu përgjigj kërkesës së tyre se: “rekomandohet QPS që të udhëzojë familjen që të ndjekin procedurat për adoptimin ndërkombëtar dhe të plotësojnë dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Maliqit.
Mirëpo, Kushtetuesja tregon i rekomandon Maliqit që këtë procedurë fillimisht ta kryejë në gjykatat e rregullta për shkak se kjo nuk është në juridiksionin e saj.
Maliqi ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që t’ia vërtetojë pretendimet e tij se procedura e ndjekur nga DPSF është e gabuar, duke theksuar se këto kërkesa nga Departamenti janë të papranueshme.
“Shtetasit e Kosovës që punojnë jashtë vendit, por që paraqiten me dokumentacion vendor të Kosovës, nuk duhet t’i nënshtrohen trajtimit ndërkombëtar nga DPSF, nuk ka arsye, sepse këtë nuk e përcakton asnjë rregull ligjor”, pretendon Maliqi.
Pas marrjes së kërkesës nga Zeqir Maliqi, Gjykata Kushtetuese është përgjigjur se nuk është detyrë e saj të merret me pretendimet dhe interpretimet e parashtruesit të kërkesës se procedurat e ndjekura nga DPSF janë të gabuara dhe joligjore, pasi, siç thotë gjykata, kjo bie nën juridiksionin e gjykatave të rregullta. Për shkak të kësaj, Kushtetuesja vendos që kjo kërkesë të deklarohet e papranueshm
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











