Kosova
Dorëzohen 200 kravatat për kryeministrin
Sot po mbahet një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ kanë dalë para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për t’i dorëzuar kravatat kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro, përcjell albinfo.ch.
Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh.
Manifestimi është afër Qeverisë së Kosovës, ku do t’i dërgohen kryeministrit më shumë se 200 kravata.
Madje, disa e kanë ndihmuar edhe me para. Njëri nga minatorët e Trepçës hodhi disa cent si ndihmë për kryeministrin.
“Selam nga minatorët”, u ul dhe hodhi disa cent njëri nga minatorët.
Të njëjtën gjë e bëri edhe një mësues. “Unë jam që 40 vjet punëtor i arsimit”, u kërrus dhe hodhi disa cent për kryeministrin, shkruajnë mediat vendore.
Ndërkohë, njërën prek kravatave e ka marrë këshilltari i tij, Halil Matoshi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










