Kosova
Përgjaken rrugët e Kosovës, pesë të vdekur për dy ditë
Aksidentet me fatalitet po vazhdojnë në Kosovë, derisa Policia e Kosovës bën apel për kujdes.
Për dy ditë kanë ndërruar jetë pesë persona nga aksidentet, derisa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, shkruan albinfo.ch.
Një prej aksidenteve ka ndodhur në Komoran kur vozitësja femër, duke drejtuar veturën Audi A-4 dyshohet se nga pakujdesia ka goditur veturën Mercedes 203. Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër ka vdekur, ndërsa dy vozitëset dhe një pasagjere tjetër femra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt kur vozitësja femër, duke drejtuar veturën e saj nga pakujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku, ku si pasojë një pasagjere femër K-Shqiptare ka vdekur, ndërsa vozitësja dhe dy pasagjere tjera femra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rreth orës 22:00 edhe viktima e dytë një pasagjere femër K-Shqiptare ka ndërruar jetë në QKUK.
Aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku ka ndërruar jetë nëna dhe djali, derisa pasagjerët tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










