Në bashkëpunim edhe me shërbimet e parandalimit të zjarreve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po ushtrohen kontrolle në subjektet e ndryshme. Kontrollet kanë vazhduar në tregun “Çam” për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregtarët që importojnë, dhe tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë.
Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme. Policia ka njoftuar se kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e aksidenteve në prag të festave të fundvitit.