Kosova
Më pak pritje në Merdarë, kolonat sot deri 1 orë
Në pikën kufitare në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, ndërsa në dalje të Kosovës nuk ka pritjet përveç kontrollës që zgjat 10 minuta
Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që kanë ardhur për pushimet e fundvitit në Kosovë është reduktuar të dielën pasdite. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pritjet në pikë-kalimin e Merdarës të dielën pasdite kanë qenë rreth një orë, për ata që hyjnë në Kosovës, ndërsa gjatë daljes nuk ka pasur pritje.
Këto deklarata i ka thënë për KP zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka apeluar që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare që për shkak të fluksit të madh të shmangin pritjen. Policia edhe më herët nëpërmjet një deklarate për media ka apeluar që bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare për t’i ikur kolonave në Merdare.
Por, bashkatdhetarët, shumica prej tyre e shfrytëzojnë hyrjen afër Pudujevës, për t’i shmangur dhjetëra kilometra rrugë sidomos kanioneve të Moravës për të Dheu i Bardh ose në Muçibabë e Mutivodë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











