Kosova
Kurti, kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje
Albin Kurti do të garojë për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin për kandidaturën e tij për postin e të parit të Lëvizjes e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, Erzen Vraniqi, sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, përcjell albinfo.ch.
“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet në këtë parti do të mbahen vitin e ardhshëm, derisa kryetar aktual është Visar Ymeri.
Kohët e fundit ka pasur disa pakënaqësi brenda kësaj partie, me disa anëtarë që ishin kundër Kurtit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









