Kosova
Mërgimtarë, kujdes në Kosovë: Hajnat kanë dal në aksion
Hajnat tani kanë në shënjestër bashkatdhetarët që po kthehen në vendlindje, kryesisht veturat e tyre
Pavarësisht se Kosova ka krijuar standarde ligjore me një polici efikase, prapë vjedhja mbetet një brenge institucionale, por edhe qytetare. Mediat lokale në Prishtinë, duke u thirrur në burimet e veta, thonë se hajnat tani kanë në shënjestër bashkatdhetarët që po kthehen në vendlindje, kryesisht veturat e tyre.
Siç raporton Indeksonline, brenda kësaj jave janë plaçkitur disa mërgimtarë pasi kanë hyr në territorin e Kosovës.
“Kur mërgimtarët ndalen në restorante apo pompa të derivateve për të blerë ndonjë gjë, kur dalin jashtë i shohin veturat e thyera, në të cilat u mungojnë gjësendet”, citohet të ketë thënë një burim.
Prandaj, apelohet te mërgimtarët që të tregohen më të kujdesshëm kur ndalen në Kosovë pasi të kalojnë kufirin, pasi që hajnat po qarkullojnë në atë pjesë dhe po shfrytëzojnë rastin të plaçkisin mërgimtarët e t’ua thyejnë veturat.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












