Kosova
Të rinjtë kosovarë synojnë Evropën Perëndimore
Mundësia e migrimit legal për në vendet e Evropës Perëndimore, po shtyn shumë të rinj kosovarë që të largohen nga vendi.
Kosova ka moshën mesatare më të re në Evropë dhe shkallën më të lartë të papunësisë, raporton “Deutche Welle”.
Largimi i të rinjve nga Kosova nuk ka të ndalur. Kosova një vend i vogël Ballkanik me 1.8 milion banorë dhe me moshën mesatare të popullsisë më të re në Evropë, përballet edhe me shkallë të lartë të papunësisë, por edhe me mungesën e perspektivës për të rinjtë, përcjell albinfo.ch.
Valiant Ramosaj, është një i ri kosovar, i sapodiplomuar në Universitetin e Prishtinës, drejtimi “sistemi bankar”. “Unë kam aplikuar në Universitetin e Vjenës, drejtimi informatikë ekonomike dhe jam pranuar dhe jam në pritje të marrjes së vizës që të largohem nga këtu. Nuk e kam gjetur perspektivën në Kosovë, thjesht jam një person që vazhdimisht kërkoj dhe mendoj se në Evropën perëndimore mund ta gjej vetën. Kam provuar ta gjej veten edhe në Kosovë, por jo”.
Problem për studentët kosovarë vazhdon të jetë marrja e një vize studimi. Pavarësisht që shumë të tillë janë pranuar nëpër Universitete të ndryshme evropiane, vonesa e vizës u ka vështirësuar planet. Me një problem të tillë përballet edhe Valianti, 24-vjeçar.
“Në fakt një semestër në Vjenë më ka humbur për shkak që akoma nuk kam vizë, sepse kërkesa për termin është shumë e madhe, por, Universiteti austriak e ka mirëkuptuar pozitën time dhe më kanë dhënë edhe një mundësi, sapo të vendosem në Vjenë”.
Besfort Ahmeti, është një tjetër i ri kosovar i sapodiplomuar, inxhinier i informatikës, por është i papunë. “Deri më tash po besoj që kam aplikuar për punë në 30 ndërmarrje të ndryshme, por, pothuaj në të gjitha kushti kryesor ishte përvoja e punës. Unë natyrisht që nuk kam përvojë, sepse jam i sapodiplomuar dhe kam nevojë për punë. Dhe askund nuk pranohesha. Thjesht në Kosovë duhet ta kesh një lidhje të fortë diku, që të pranohesh në punë”.
Besforti së bashku me prindërit dhe vëllain e vogël gjatë periudhës së luftës së Kosovës ka jetuar dy vjet në Gjermani. “Gjatë vitit 1998-99 së bashku me familjen kemi qëndruar në Gjermani dhe pas përfundimit të luftës, babi në mënyrë vullnetare është kthyer në Kosovë. Por, po ta pyesësh tash, babi është penduar që është kthyer. Atëherë kam qenë shumë i ri, babi nuk me ka pyetur kur ka vendosur që të kthehet në Kosovë, por, tash që vendimet për të ardhmen time i marr vet, unë kam vendosur që ta provojë fatin në Austri, ose pse jo edhe në Gjermani”.
Në Kosovë çdo vit rreth 30 mijë të rinj hyjnë në tregun e punës, ndërsa në anën tjetër as për së afërmi nuk hapen 30 mije vende të reja pune. Për këtë arsye në Kosovë niveli i papunësisë rritet, çdo vit.
Papunësia në Kosovë kohët e fundit ka shënuar rritje. Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti papunësia është rritur me 2.9%, bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës. Shkalla e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë mbi 35%.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











