Në një video është kapur momenti i mrekullueshëm kur Maggie, një vajzë e vogël dëgjon për herë të parë falë ndihmës së pajisjeve mjekësore.
Maggie nga Karolina Jugore kishte lindur me probleme në dëgjim dhe nuk dëgjonte asgjë pastër.
Familja e saj ka incizuar momentin kur në një klinikë asaj i mundësohet të dëgjojë përmes disa pajisjeve mjekësore të varura në një shirit koke me stil, transmeton Albinfo.ch.
Fillimisht ajo duket se është e humbur e më pas hap sytë në pabesi kur dëgjon nënën e saj duke e thirrur.
Së paku pesëmijë fëmijë lindin çdo vit me probleme në të dëgjuar.