Kosova
Edhe zëvendëskryeministrat do të bëhen me këshilltarë
Në mbledhjen e qeverisë që u mbajt në mëngjesin e sotëm, u morën disa vendime, ku ndër të tjera është vendosur që secili zëvendësministër të bëhet me këshilltarë, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe për transfere dhe rialokime të organizatave buxhetore për vitin 2017.
Kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu mori vendim që të përkrahë shoqatën e malazezëve me 16 mijë e 800 euro.
Veç këtyre, shefi i qeverisë kosovare tha se në bazë të pikës 3.1 të një vendimi, shtohen edhe disa zyrtarë tjerë.
Secili zëvendëskryeministër do ta ketë edhe nga një këshilltar. “Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha Ramush Haradinaj.
Qeveria e Kosovës mori vendim një ditë më herët që t’i rrit pagat e zyrtarëve në Qeveri, duke nisur nga kryeministri, i cili tani ka pagë prej 2950 euro.
Zëvendëskryeministrat do të paguhen me 2 mijë e 500 euro në muaj, kurse ministrat me nga 2 mijë euro.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












