Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Para kësaj sernca, presidenti Hashim Thaçi do t’i drejtohet ligjvënëesve me fjalimin e fundvitit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit, tha se me këtë seancë për buxhetin, përfundon edhe sesioni vjeshtor i punimeve të Kuvendit.
”Do të kemi adresimin e presidentit në orën 13:30, në të njëjtën kohë do të kemi një seancë të jashtëzakonshme për kalimin e Buxhetit për vitin 2018, është leximi i dytë. Dhe me këtë pastaj do të shkojmë në pushimin dimërorë”, ka thënë Veseli.
Sesioni i ri pranveror i Kuvendit të Kosovës fillon të hënën e tretë të muajit janar të vitit të ardhshëm, më 15 janar 2018.