Kosova
Kryeministri ia dyfishon pagën vetes, përfitojnë edhe ministrat e zëvendësministrat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim duke ia dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, raportojnë mediat vendore.
Në këtë rritje pagash qeveritare janë përfshirë edhe ministrat e zëvendësministrat, përcjell albinfo.ch.
Paga e Haradinajt deri më tani ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto ngrihet për 100 për qind dhe është 2950 euro në muaj.
Me vendimin e fundit u konfirmua se një zëvendësministër i qeverisë Haradinaj do të ketë pagë mujore bruto prej 1150 euro.
69 zëvendësministrat e qeverisë Haradinaj marrin gati 80 mijë euro në muaj, apo saktësisht 79350 euro.
Për një vit, 69 zëvendësministrat do të marrin pagë totale prej 952 mijë e 200 eurosh.
Ky është vendimi i plotë i qeverisë Haradinaj për ngritje pagash:
http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Vendimet_e_mbledhjes_se_20.pdf
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











