Kosova
Superekspertiza për rastin “Dehari” do të kryhet në Lozanë të Zvicërës
“Ju njoftoj se për rastin Dehari është caktuar institucioni i cili do të bëjë superekspertizën”, ka thënë zëdhënësi i Prokuroria Speciale e Kosovës, Ekrem Lutfiu
Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar kërkesën e prindërve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që superekspertizën për rastin “Dehari ” ta trajtohet një institut në Zvicër. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i kësaj gjykate, Ekrem Lutfiu, sipas të cilit, fillimisht duhet të kryhen disa “veprime paraprake” e më pas do të dihet edhe afati kohor, kur instituti helvetik do të merret me këtë çështje.
Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës – Centre Hospitalier Universitaire Vaudois (CHUV) do ta kryejë superekspertizën për rastin “Dehari”. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës në një përgjigje për gazetën Express.
“Ju njoftoj se për rastin Dehari është caktuar institucioni i cili do të bëjë superekspertizën”, ka thënë zëdhënësi i PSRK-së, Ekrem Lutfiu.
“Superekspertiza do të bëhet nga një institucion/institut në Zvicër, ashtu siç është kërkuar nga përfaqësuesi i familjes Dehari, dhe jemi duke i shikuar edhe modalitetet rreth kryerjes së kësaj superekspertize nga autoritetet zvicerane në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore”, ka shtuar ai.
Por, sipas Lutfiut, ende nuk dihet afati kohor se kur ky institut zviceran do të merret me rastin në fjalë.
“Pas konkretizimit të disa veprimeve paraprake do të dihet se si dhe brenda cilës kohë do të kryhet superekspertiza në fjalë”, ka theksuar Lutfiu.
Ky veprim i Prokurorisë vjen më shumë se një muaj pasi kryeministri Haradinaj kishte pritur në zyrë prindërit e aktivistit të Vetëvendosjes, të cilëve u kishte premtuar se rasti i vdekjes së djalit të tyre Astrit, në qendrën e paraburgimit në Prizren, do të ndriçohet sa më shpejt. Më pas Qeveria e Kosovës kishte ndarë një shumë prej 50 mijë eurosh që me hetimet rreth këtij rasti të merret instituti zviceran, i përzgjedhur nga prindërit e Astritit.
Në dhjetor të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një rezolutë, e cila hapte mundësinë për një investigim të pavarur ndërkombëtar për shkaqet e vdekjes së Astritit. Atëherë Kuvendi pati rekomanduar SHBA-në apo ndonjë vend të Bashkimit Evropian ku do të mundë të bëhej ekspertiza.
Nga raporti i autopsisë kosovare, i bërë menjëherë pas vdekjes së Deharit, rezultoi se vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike (mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes), si pasojë e dëmtimeve të vetëshkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme. Astrit Dehari vdiq pasditen e 5 nëntorit të vitit 2016 në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













