Kosova
ASK: Rritet papunësia në 9 muajt e fundit në Kosovë
Mesatarja për këta nëntë muaj është 30.4 për qind, ose 2.9 për qind më e lartë se në vitin 2016, kur shkalla e paunësisë ka qenë 27.5 për qind.
Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore të publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti papunësia është rritur për 2.9 për qind, krahasuar me shkallën e papunësisë që është regjistruar nga kjo agjenci vitin e kaluar.
Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë të këtij viti është 30.2 për qind. Për tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka qenë në një shkallë prej 30.6 për qind, ndërkohë që në tremujorin e parë 30.5 për qind.
Mesatarja për këta nëntë muaj është 30.4 për qind, ose 2.9 për qind më e lartë se në vitin 2016, kur shkalla e papunësisë ka qenë 27.5 për qind. Papunësia më e theksuar në tremujorin e tretë të këtij viti është te femrat me 38 për qind, krahasuar me meshkujt, ku kjo shifër shënon vlerën 27.8 për qind. Ndërkohë që shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24-vjeçare, me 53.3 për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













