Kosova
Thirrje për nënshkrimin e peticionit kundër Gjykatës Speciale
Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i përgjigjen masivisht nismës së shoqatave të veteranëve të luftës për peticionin kundër Gjykatës Speciale.
Kjo shoqatë thotë se ligji është selektiv dhe diskriminues, ndaj peticioni do të mundësonte që në Hagë të dalin para drejtësisë vrasësit serbë dhe Serbia për krimet e luftës kundër civilëve shqiptarë të Kosovës.
“Ky ligj duhet të plotësohet patjetër. I ftojmë dhe shpresojmë se qytetarët do t’i përgjigjen masivisht këtij peticioni. I ftojmë dhe shpresojmë se parlamentarët e të gjitha partive shqiptare të Kosovës më në fund do të vetëdijesohen e të marrin guximin ta plotësojnë këtë ligj. Shpresojmë se Parlamenti i Kosovës do të pamundësojë amnistimin e kriminelëve serbë që ende gjenden të lirë atje në Serbi, të mbrojtur nga shteti serb i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij”, ka thënë përfaqësuesja e shoqatës, Zana Bytyqi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












