Kosova
Sa i kushtojnë zëvendësministrat Kosovës
Një zëvendësministër kushton për një muaj 2,710 euro dhe një vit 32,520 euro. Ndërsa, 67 zëvendësministrat buxhetit i kushtojnë 2,178,840 euro
Qeveria Haradinaj po karakterizohet për numrin e madh të zëvendësministrave. Deri më tani janë emëruar 67 zëvendësministra.
Zëvendësministri ka rrogë prej 1,200 euro dhe mund të ketë një asistent me 419 euro rrogë e një shofer me 441 euro rrogë, raporton “Evropa e Lirë”.
Një zëvendësministër mund të flas me telefon në shumën deri 150 euro dhe atë tokësor deri në 100 euro, përcjell albinfo.ch.
Deri në 200 euro mund të shpenzojnë për shpenzime dhe pije. S’ka limit për karburante, megjithatë mesatarja është 200 euro në muaj.
Një zëvendësministër kushton për një muaj 2,710 euro dhe një vit 32,520 euro. Ndërsa, 67 zëvendësministrat buxhetit i kushtojnë 2,178,840 euro.
Por, nuk përfundon këtu asgjë, sepse zëvendësministri posa merr postin mund të kenë telefon të vlerës deri 800 euro, 3,000 euro për udhëtime dhe të drejtën për 70 për qind të pagës gjashtë muaj pasi largohet nga puna.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











