Kosova
Mulhaxha Kollçaku bën thirrje për bashkim në VV
"Duhet të ketë bashkim rreth demokracisë e jo individit, duhet kemi bashkim për vlerat, bashkim rreth parimeve, bashkim kundër pushtetit", ka thënë ajo
Pas problemeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje! të cilat u shpërfaqën në media, kjo parti po mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha Kollçaku gjatë fjalimit të saj ka bërë thirrje për bashkim e jo ndarje, përcjell albinfo.ch.
“Duhet të ketë bashkim rreth demokracisë e jo individit, duhet kemi bashkim për vlerat, bashkim rreth parimeve, bashkim kundër pushtetit”, ka thënë ajo. Mulhaxha ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve nacionale e lokale, e po ashtu edhe për dënimin e aktivistëve të kësaj partie, si dhe procesin gjyqësor ndaj deputetëve Albin Kurti e Donika Kadaj.
“Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë edhe koalicionet me partitë e tjera. Në ato që kemi fituar, por edhe ato në të cilat jemi në koalicion. Gjithashtu do të diskutojmë për zgjedhjen e kryetarit të Vetëvendosjes, pasi siç dihet mandati i Ymerit do të përfundojë në janar. Statutin tonë e kemi votuar se bashku dhe jemi mburrur se e kemi më të mirin nga të gjitha partitë dhe këtë duhet ta zbatojmë tani. Bëj thirrje që të jemi të bashkuar”, ka thënë ajo.
Në këtë mbledhje përveç kryetarit Visar Ymeri nuk po marrin pjesë as Dardan Molliqaj e Aida Dërguti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









