Kosova
KEK-u vazhdon afatin për banorët Hades dhe Shipitullës
Në njoftimin për medie theksohet se KEK-u ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeverisë së Kosovës dhe ka rishikuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes
Korporata Energjetike e Kosovës u ka bërë thirrje, edhe një herë, banorëve të Hades e Shipitullës që të nënshkruajnë kontratat për zhvendosje, transmeton albinfo.ch.
Në njoftimin për medie theksohet se KEK-u ka zbatuar me përpikëri vendimin e qeverisë së Kosovës dhe ka rishikuar Planin e Veprimit të Zhvendosjes dhe vetëm pas aprovimit të tij nga MMPH-Qeveria e Kosovës, ka dorëzuar ofertat për kompensimin e pasurisë së paluajtshme.
“Këto oferta janë duke u pritur mjaft mirë dhe interesimi i banorëve për nënshkrimin e kontratave është shumë i madh. Prandaj, duke pasur parasysh këtë reflektim të banorëve dhe angazhimin maksimal të të gjithë akterëve e me theks të veçantë Qeverisë së vendit për ta përmbyllur këtë proces me sukses, KEK ka vazhduar afatin e nënshkrimit të kontratave edhe për pesë ditë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









