Kosova
Erërat e forta bllokojnë disa rrugë dhe rrëzojnë minaren e Xhamisë
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në Deçan ku është rrëzuar minarja e xhamisë së vjetër në këtë qytet por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar
Erërat e fort që kanë përfshirë një pjesë të Kosovës në natën e mbrëmshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, transmeton albinfo.ch. Policia njofton se nga këto erëra ka pasur rrëshqitje të dheut dhe të gurëve në rrugën në drejtim të Rugovës në Pejë që ka shkaktuar pengesa në qarkullim gjatë natës në atë pjesë.
Policia ka njoftuar se kompanitë e pastrimit të rrugëve janë duke u marrë me problemin që të mundësohet qarkullim normal në këtë rrugë.
Erërat e forta që kanë përfshirë zonën e Dukagjinit kanë shkaktuar dëme edhe në Deçan ku është rrëzuar minarja e xhamisë së vjetër në këtë qytet por që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Imami i xhamisë, Murat Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi të minares së rrëzuar. “Sonte ne ora 01:10 minuta të datës 16.12.2017 për shkak të erës së fortë rrëzohet minarja e xhamisë së vjetër në Deçan. Falënderojmë Zotin, pa pasoja në njerëz”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











