Kosova
Lufta kundër korrupsionit ”beteja pa fitore” e Kosovës
Plotësimi i dy kritereve të fundit, nga 95 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian, për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, mbeten ende sfidë për institucionet e Prishtinës
Lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetët një nga dy kriterët e fundit që Bashkimi Evropian ia ka vënë Kosovës si kriter për liberalizimin e vizave. Ky kusht mbetët sfidë për institucionet në Prishtinë pasi që lufta kundër hajnisë mbetët lufta pa fitore.
Artan Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vlerëson se luftimi i korrupsionit, që vjen si kërkesë e Komisionit Evropian, është kushti kryesor, të cilën institucionet e Kosovës, duhet ta përmbushin për të arritur deri te liberalizimi i vizave.
Sipas tij, ende nuk është parë ndonjë veprim apo vendim konkret nga prokuroritë dhe gjykatat, që dëshmon luftën kundër korrupsionit në nivelit të lartë.
“Në kuadër të kësaj, unë nuk besoj që ne kemi arritur ta realizojmë këtë kusht, siç e ka caktuar Bashkimi Evropian. E dimë që Bashkimi Evropian, në vazhdimësi ka folur për masat e ulëta ndëshkimore që gjykatat tona i shqiptojnë karshi lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Së fundi, patëm një rast të tillë ku, për një rast të korrupsionit për keqpërdorim të mijëra eurove, e pamë se u dha një dënim me kusht për një vit. Do të thotë, këtu ka qenë pika kryesore që Bashkimi Evropian ka kërkuar edhe hetim të pavarur, por njëkohësisht edhe vendime meritore për personat kyç, që janë të korruptuar ose që janë të përfshirë në krim të organizuar”, thotë Demhasajpër REL
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron rastet e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga hulumtimet e këtij instituti del që lufta kundër korrupsionit nuk është duke u zhvilluar fare.
“Përmbushja e këtij kriteri nuk është ende askund në orbitë. Faktikisht, nuk ka ndjekje të profilit të lartë të korrupsionit dhe nuk ka gjykim të këtyre rasteve. Përderisa nuk ka aktgjykime përfundimtare, thjeshtë, nuk mund të flasim për rezultate konkrete. Ka pasur spektakle edhe të ngritjes së aktakuzave, por të cilat kanë përfunduar turpshëm në gjykata. Prandaj edhe Evropa, por edhe Amerika, dëshiron rezultate konkrete, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushet ky kriter”, thekson Musliu.
Ndërkaq, Demhasaj thotë se është e dukshme që gjykatat po i zvarrisin lëndët, që kanë të bëjnë me korrupsionin, nëpër prokurori dhe polici dhe kur ato arrijnë në gjykatë, pjesa më e madhe e tyre, hidhen poshtë.
“Edhe ajo pjesë e lëndëve që po kalojnë dhe po shqyrtohen në gjykata, po marrin dënime tepër të ulëta ose dënime me kusht. Kështu që, mesazhi që ne deri më tani ia kemi dërguar Bashkimit Evropian, karshi kushtit për luftim të korrupsionit, ma merr mendja se tregon që jemi shumë prapa dhe kemi çaluar shumë në këtë drejtim”, thotë ai.
Ndryshe, Musliu ka theksuar se luftimi i korrupsionit në Kosovë, “aktualisht është i bazuar në profilin e ulët dhe të mesëm, ndërkohë që profili i lartë, mbetet kryesisht i paprekur”. Siç ka thënë ai, edhe “në rastet kur ngrihen aktakuzat, kryesisht ato janë të dështuara”.
Sipas të dhënave të Institutit të Kosovës për Drejtësi, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, janë evidentuar tre aktakuza ndaj profileve të larta, pra, ndaj dy ish kryetarëve të komunave dhe një ministri.
Kushti tjetër i vënë nga BE për liberalzim të vizave, sipas BE-së, është demarkacioni më Malin e Zi.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













