Kosova
Memorandumi mbi policat kufitare, BSK thotë në shkurt do të jemi gati
Procesi teknik i memorandumit është në fazën e punës ndërsa presim që në janar ose shkurt do të përfundojnë çështjet teknike për të nisë me blerjen online të policave kufitare” – ka thënë drejtori i BSK-së, Blerim Pushkolli
Ministria e Diasorës dhe Investimeve Strategjike ka ftuar në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkolli për t’u informuar mbi ecurinë e procesit teknik të blerjes online të policave kufitare.
Zv. Ministri Arian Daci ka përsëritë qëndrimin e zv. Kryeministrit njëherësh ministrit Dardan Gashi mbi çështjen e sigurimeve dhe vullnetin e qeverisë Haradinaj dhe se ky është hapi i parë i përkohshëm për një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje, thuhet në një njoftim të ministrisë.
“Aspekti politik I këtij procesi është kryer në nëntor me memorandumin e nënshkruar ndërmjet institucioneve tona ndaj, kërkojmë të informohemi mbi atë se çfarë po bëhet në aspektin teknik në këtë drejtim” – ka thënë zv. Ministri Arian Daci.
Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv I BSK-së Blerim Pushkolli ka shprehur gatishmërinë e institucionit që drejton për të bashkëpunuar me qeverinë.
“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi teknik i memorandumit është në fazën e punës ndërsa presim që në janar ose shkurt do të përfundojnë çështjet teknike për të nisë me blerjen online të policave kufitare” – ka thënë drejtori i BSK-së, Blerim Pushkolli.
Në nëntor të këtij viti, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi blerjen online të policave kufitare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










