Kosova
Edhe mbi 1 mijë vende pune në institucionet e Kosovës
Numri i të punësuarve në institucionet publike të nivelit qendror do të ketë një rritje të madhe në vitin 2018. Kjo rritje e numrit të punëtorëve është pasqyruar në projekt-buxhetin e vitit 2018, që ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, shkruan ‘Kallxo.com’.
Në buxhetin e miratuar për vitin 2017 ishin planifikuar që numri i punëtorëve në nivelin qendror të arrijë 39 mijë e 407 punëtorë. Në rishikimin e buxhetit të vitit 2017, numri i të punësuarve është rrit për 32 punëtorë, duke arritur në 39 mijë e 439 punëtorë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2017, buxheti për paga dhe mëditje ishte 303 milionë e 532 mijë e 728 euro. Nga 39 mijë e 439 të punësuar sa janë në buxhetin e vitit 2017, planifikohet të arrijë në 40 mijë e 515 të punësuar në vitin 2018.
Buxheti i ndarë për paga dhe mëditje në vitin 2018 është 323 milionë e 708 mijë e 568 euro. Pra, kemi një rritje të buxhetit për paga dhe mëditje prej 6.2% apo 20 milionë e 175 mijë e 840 euro më shumë buxhet se në vitin 2017 për paga dhe mëditje.
Nga 56 institucione të nivelit qendror me 39 mijë e 439 të punësuar në vitin 2017 që marrin paga nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, 31 prej tyre nuk kanë planifikuar rritje të stafit në planifikim për vitin 2018.
Për këto institucione që nuk kanë rritje të punëtorëve, ka një rritje të buxhetit që do të shkojë për rritje të pagave. Kurse për 24 institucionet tjera që planifikohet rritja e stafit në vitin 2018, do t’i kushtojnë shpenzime buxhetit në vlerë prej 17,883,655 € më shumë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











