Kosova
Mungesa e qymyrit shtrenjton për 20 për qind rrymën në Kosovë
Energjia elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet deri në 20 për qind, nëse furnizimi vazhdon të mbulohet nga importi, sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE).
Kosova një sasi të madhe të energjisë elektrike po e importon nga vendet e rajonit, kryesisht Shqipëria, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.
Sipas Adelina Murtezajt, zëdhënëse në ZRRE, mungesa e rezervave të qymyrit ka detyruar furnizuesin të importojë energji më shumë se që kishte planifikuar dhe kjo mund të çojë në rritjen e çmimit të energjisë nga muaji prill i vitit të ardhshëm.
“Nëse vazhdohet me këtë trend të njëjtë deri në mars të vitit 2018, mund të ndikojë në tarifat e energjisë elektrike për 18.7 për qind. Do të thotë se tarifat mund të rriten në rast se vazhdohet me trendin e njëjtë të importeve”, thotë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, në fshatin Shipitullë dhe Hade, në Komunën e Obiliqit, duhet të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës. Por, ende nuk ka arritur të realizohet shpronësimi i 52 hektarëve tokë, për shkak të pakënaqësisë së disa banorëve me çmimin e propozuar nga Qeveria për shpronësim.
Shoqëria civile në Kosovë vlerëson se autoritetet po shfrytëzojnë krizat dhe defektet e mundshme për rritje të çmimit, kurse pas stabilizimit çmimet s’janë ulur kurrë.
Visar Azemi nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), thotë se ZRRE- ja duhet të jetë e kujdesshme për një vendim të tillë, pasi sipas tij, kjo do të krijon pakënaqësi sociale te qytetarët, pasi rritja deri 20 për qind është e madhe për buxhetin familjar.
“KEDS duhet të jetë shumë i arsyeshëm në këto raste. Këto situata të krijuara po duken se janë bërë në një mënyrë artificiale, për të ardhur deri tek debate se a duhet apo nuk duhet të ngritët çmimi i energjisë elektrike. Gjithsesi, importet që po pretendohet se kanë rritur çmimin e energjisë elektrike do duhej të ishin të negociueshme në terma afatgjatë dhe jo në terma ad-hoc”, thotë Azemi.
Çmimi për çdo kilovat të energjisë elektrike, gjatë ditës kushton 0.7 cent, kurse nga ora 22:00 deri në orën 07:00 kushton 0.3 cent.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














