Kosova
Ish-gjyqtari mbetet në burg dhe i konfiskohet pasuria mbi 1 milion euro
Nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë e përfituara me vlerë mbi një milion euro, madje një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria në Ulqin, etj
Gjykata kosovare e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim dhe konfiskimin e pasurisë në vlerë të mbi një milion euro ish-gjyqtarit, Kolë Puka. Ky i fundit ishte dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000 euro gjobë për veprat “Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Parandalimi i pastrimit të parave dhe luftim”.
Kjo gjykatë njofton se të akuzuarit i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbime publike, si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit, në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
“Po ashtu, bëhet e ditur se nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë e përfituara nga kryerja e veprës penale me vlerë mbi një milion euro, madje një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin, të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308 metra katrorë, patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171 metra katrorë, një lokal afarist në Klinë, një automjet “Audi A6”, si dhe mjetet financiare nga shitja e dy lokaleve afariste”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












