Kosova
Deklaratat e Ymerit ngjallin reagime tek deputetët e Vetëvendosjes
Intervista e kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së ku foli haptazi për përçarjet brenda kësaj partie nuk u ka pëlqyer disa deputetëve të kësaj partie të cilët përmes rrjetit social kanë reaguar, transmeton albinfo.ch.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk është pranuar kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të kësaj partie dhe këtë kushtëzim ajo e ka quajtur të papranueshëm.
Në një postim në Facebook, deputetja Haxhiu ka bërë thirrje që të zhvillohet demokracia në partinë e saj, derisa ka shtuar se përveç Kurtit edhe anëtarët tjerë mund të kandidojnë për kreun e partisë.
Ndërsa deputeti Liburn Aliu, ka kontestuar shumëçka që Ymeri ka thënë. “Çka tha sot Visar Ymeri nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Madje ato janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë”, ka shkruar ai.
Pas intervistës ka reaguar edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Fitore Pacolli, e cila ka shkruar se shefi i saj partiak e vendosi veten mbi Këshillin e Përgjithshëm.
“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim”, ka shkruar Pacolli.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












