Kosova
Banka Botërore mbështet Kosovën në fushën e energjisë
Riccardo Puliti, në një takim që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i dha mbështetjen e BB për investime në fushën energjisë
Banka Botërore vazhdon të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën që të zgjidh mungesat në fushën e energjisë përmes një strategjie gjithëpërfshirëse. Kështu ka deklaruar drejtori për Energji i Bankës Botërore, Riccardo Puliti, gjatë në një takim që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilit gjithashtu i dha mbështetje për investime në fushën energjisë.
Në takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte edhe drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
“Përkrahja e adresimit të mungesës së energjisë në Kosovë është një prej elementeve të strategjisë së gjerë të Grupit të Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin ekonomik, për të përmirësuar konkurrencën dhe menaxhimin e mjedisit si dhe për të nxitur rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, deklaroi Riccardo Puliti.
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe njëkohësisht edhe mbështetjen që ky institucion ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës deri më sot, me theks të veçantë në fushën e energjisë.
Ai tha se me Marrëveshjen e arritur me kompaninë amerikane “Contour Global” për Termocentralin “Kosova e Re”, Kosova po e ndërton një sistem të qëndrueshëm energjetik që është në dobi të shtetit dhe të qytetarëve të tij.
Ramush Haradinaj tha se Termocentrali është jetik për vendin dhe se do të ndihmojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, posaçërisht zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht garanton edhe ruajtjen e mjedisit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










