Kosova
Pacolli në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)
Pacolli sonte ka marrë pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, duke përfshirë edhe atë me Mattheë Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesues i të cilit është Republika e Maqedonisë. Pacolli sonte ka marrë pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe atë me Mattheë Palmer, drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Takimi kryesor në mes të ministrave të Jashtëm të vendeve të kësaj Organizate pritet t’i zhvillojë punimet nesër, ku ministri Pacolli do t’i adresohet me një fjalim.
Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj 2003 e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Poëell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Kjo Organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova.
Që nga themelimi i saj, (A5) ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhduar të SHBA-ve, për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









