CH-Ballkani
Ndihma për shtëpitë e pleqve dhe libra për bibliotekat kosovare
Fjala është për aksionin e dhurimit të 1010 librave për bibliotekat e Kosovës dhe atë të dhurimit të veshmbathjeve për dy shtëpitë për të moshuar, në Skenderaj dhe në Gjurakoc
Në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta dhe me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës, Shoqata “Dora e Vendlindjes” që vepron në Zvicër, ka inicuar edhe dy aksione të reja humanitare. Fjala është për aksionin e dhurimit të 1010 librave për bibliotekat e Kosovës dhe atë të dhurimit të veshmbathjeve për dy shtëpitë për të moshuar, në Skenderaj dhe në Gjurakoc.
Albinfo.ch ka përcjellë edhe deri tash aktivitetet e shoqatës së përmendur. Të kujtojmë: aksioni i saj i parë ishte rinovimi i banesës së granatuar të familjes Haradinaj në Mitrovicën e Veriut. Pastaj aksionet kanë vazhduar me dërgimin e makinave të qepjes për nënat me probleme sociale. Makinat e qepjes të dhuruara nga anëtarët e shoqatës u shpërndanë në shtatë qendrat për përkujdesje për nënat me probleme sociale në Kosovë. Më vonë, shoqata “Dora e Vendlindjes” ndihmoi banorët e dy shtëpive për të moshuar në Skënderaj dhe Gjurakoc, me 20 paketime me veshmbathje.
Duhet theksuar se DeV është shoqata e parë dhe e vetmja që dërgon në Kosovë libra me autorë evropianë (libra në gjuhën gjermane, angleze, italiane dhe frënge), shkruan albinfo.ch. Deri tani janë më shumë se 5000 libra që u janë dhuruar bibliotekave të Kosovës nga kjo shoqatë.
DeV si shoqatë humanitare është propozuar tashmë 3 herë për ta marrë çmimin “Fides” për filantopi në Kosovë. Ajo ka marrë falënderime për kontribut nga Komuna e Skënderajt dhe e Mitrovicës.
Falë ndihmës nga miqtë zviceranë dhe kontributit të anëtarëve të saj, “Dora e Vendlindjes” ka iniciuar edhe dy aksionet më të reja të përmendura më lart. Aksionet fillojnë më 15 dhjetor 2017 dhe përfundojnë më 15 janar të vitit.
Të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet për të ndihmuar, gjegjësisht dhuruar veshmbathje ose libra, luten të paraqiten në adresën elektronike [email protected] . Ndërsa për kontribut financiar, për të ndihmuar transportin për në Kosovë, pagesa mund të bëhet në në konton e shoqatës në Postën shtetërore në Cyrih në Adresë: Dora e Vendlindjes, 8000 Zürich PC.60-384472-7
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













