Kosova
Thirrje institucioneve të Kosovës: Më shumë angazhim për të drejtat e njeriut
Avokati i Popullit i Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët, ku u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut
Të drejtat e njeriut në Kosovë nuk janë në nivelin e duhur, pavarësisht ligjeve që garantojnë të drejtat e barabarta. Kështu është thënë në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut që shënohet me 10 Dhjetor në mbarë botën.
Me rastin e kësaj dite, Avokati i Popullit i Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata joqeveritare kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët, ku u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve të pushtetit shtetëror për angazhim të shtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.
Po ashtu, për herë të parë kanë organizuar një marsh në qendër të kryeqytetit me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.
Në deklaratën, të cilën e ka lexuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ndër të tjera kërkohet nga Qeveria e Kosovës që ta adresojë me prioritet çështjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
“Qëllimi i Deklaratës është mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim. Prandaj, ftojmë institucionet e Kosovës për krijimin e masave efektive për ushtrimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare”, ka thënë Jashari, transmeton REL.
Dhjetë Dhjetori përkujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila u adoptua në vitin 1948, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Igballe Rogova është drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës. Ajo ka thënë se pas 70 vjetësh të deklaratës universale, ende nuk kemi të drejta të barabarta dhe të drejtat e njeriut nuk zbatohen ashtu siç paraqiten në deklaratë.
“Por, ne nuk do të ndalemi. Sot është e veçantë kjo ditë sepse kemi dalë bashkërisht të ngremë zërin për të drejtat të gjithë njerëzve në Kosovë – për të drejtat e grave, për drejtat e fëmijëve, për të drejtat e fëmijëve, të drejtat e komuniteteve, të drejtat e komunitetit LGBTI, si dhe të gjitha të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka thënë Rogova.
Në anën tjetër, Bexhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se situata politike dhe socio-ekonomike po ndikon në shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Shteti ka kufizime të mëdha buxhetore për të investuar në fushat ku përmirësohet cilësia e të drejtave të njeriut. Shumë fëmijë lënë procesin mësimor dhe punojnë, pastaj pensionistët janë kategori sociale, të cilët mezi mbijetojnë me pensionet që marrin. Papunësia dhe varfëria është në nivel të lartë dhe qytetarët kërkojnë perspektivë në shtete të ndryshme të Evropës. Pra, të gjitha këto ndikojnë në një kualitet jo të duhur të të drejtave të njeriut”, ka vlerësuar Shala.
Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut edhe në bazë të Kushtetutës së Republikës se Kosovës.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













