Kosova
Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim Projektligjin për Buxhetin e viti 2018
Me 62 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Kuvendi e kaloi Buxhetin e rrjedhimisht “shpëtoi fytyrën” e qeverisë Haradinaj
Pas disa debateve të ashpra që janë zhvilluar disa ditë më parë për buxhetin e këtij viti, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Me 62 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Kuvendi e kaloi Buxhetin e rrjedhimisht “shpëtoi fytyrën” e qeverisë Haradinaj.
Me këtë rast u ngarkuan komisionet që të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia dërgojnë me rekomandime.
Edhe pse kanë marrë pjesë në seancë, opozita s’ka marrë fare pjesë në votim. Pra, ata nuk e kanë shfrytëzuar fare të drejtën për të votuar pro, kundër apo abstenim.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shprehur habinë për bojkotimin e tij me mos pjesëmarrjen e opozitës në votimin e buxhetit.
Ai deklaroi se është e habitshme që të refuzohet pjesëmarrja për një ligj kaq të rëndësishëm për vendin. Seanca e Kuvendi nisi me një minutë heshtje për aktorin Blerim Peci.
dërsa ish avokati i popullit tani deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka folur për të drejtat e njeriut në ditën ndërkombëtare. Ai nga foltorja e Kuvendit kërkoi lirimi nga burgu të të gjithë të përndjekurve politik. “Kërkojmë drejtësi për astritin dhe gjithë ata që janë vrarë për arsye politike në Kosovë. Kërkojmë që të behet zbardhja e të pagjeturve”, ka thënë Kurteshi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












