Kosova
Rriten investimet e huaja në Kosovë
Deri në shtator të këtij viti, investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 201.5 milionë, që paraqet një rritje prej 10.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në kuadër të strukturës së investimeve të huaja direkte, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie, përcjell albindo.ch.
“Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 91.2 për qind të gjithsej IHD-ve, arriti vlerën prej 183.8 milionë euro dhe shënoi rritje prej 20.0 për qind. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit arritën vlerën prej 17.6 milionë euro, një rënie prej 39.5 për qind. Rritje më e lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e shërbimeve financiare dhe në shërbime të tjera (30.2 përkatësisht 13.7 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar), përderisa në sektorët e patundshmërisë dhe të ndërtimit u shënua rënia më e lartë e IHD-ve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.”, thuhet në raportin e vlerësimit të ekonomisë për periudhën e tre mujorit të tretë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












